Çaste poetike me poetin;Qazim THAÇI

Nana dhe malli i pafund

———————————

Malli për Nanën është kujtim në orbitë

Është kujtim në sfond të përditshëm si ajri

Cepi i shamisë  që  fshinte lotët e shumtë

Kujtimi ka peshën e një tonelate loti

Sikur zëri i Sajë që kishte peshën e gëzimit

Ende  hija e saj  shëtit skutave  të mendjes time

Si fletët e mollës të rëna në vjeshtën e  vonë

Në magjen e moçme të djegur në luftë

Kujtimet flejnë si në arkivat e antike

Nana çdo natë vije në ëndërr dhe buzëqesh

Për të rikujtuar rritën tonë me bukë kurbeti

Nana ka aromë ne trëndafili edhe kur në jetë nuk është

Nana ka  dashurinë të miksuar në dhembje deri në amshim.  

/www.QendraPress.com/