Çaste poetike me poetin:Qazim Thaçi
Asaj që ëndrrat mi vodhi
/Dedikim/
Dua tërë detin ta notojë e borën, mbi Pikëllim ta kalojë.
Pashtrikut ti dërgojë lulëbozhure, për besën e Kosovës.
Ta rikujtojë betejën e Çanakalasë, e tmerrin e Çamërisë.
Asaj që ëndrrat mi vodhi për besën e dashurisë.
& & &
Asaj që ëndrrat mi vodhi ti fal fjalën e Doruntinës.
Për olimpin shqiptar,ti falë sytë e Dionisit .
Anës Drinit ti falë frymëaromën e dashurisë.
E për besën e dhënë të betohemi në kala të Kaninës.
& & &
Asaj që ëndrrat mi vodhi ti jap dashuri zanash
E sytë e Lurës ti fal me lindjen e diellit.
Atdheut ti themi se shtojzovallet këngën e kanë harruar
Betejave për lirinë e tokës Arbëri dhe ëndrrën për dashuri