Çaste poetike me poetin;Qazim THAÇI

—————————————————————————-

Kur At-dheu u nda keqas dhe me hilen e vjetër.

Zëri i shqipes morri udhë për në zenitin qiellor.

Vetëm kënga e Doruntinës motër, vajin e ndaloi.

Për kalanë e Kaninës se luftëtarët mbeten pa ujë.

                 &      &      &

E si të harlisur nëpër etnosin e kombit ku zanat e malit.

Shijojnë ujin e burimit te Syri kaltër , me mitin e Dragoit.

Kur At-dheu loton për vdekjet dhe lindjet e pa emërta.

Si të sodis tek Lidhja besën e nizamëve të kombit tim.

                &      &       &

Këngën e nuseve të reja që mbetën pa burra e fëmijë.

Dhe vashëzat pa djemë ,e  dashuria po u vdes istikameve.

Majë Pikëllimës ende zëri burrave ka dhembjen e madhe.  

 Për ngjyrën e At-dheut dhe këngën e Doruntinës motër