Çaste poetike me poetin:Qazim THAÇI-/Përkushtim Heroit Heshim GASHI/

AMANETIN NË VEND TA DËRGUAM

-/Përkushtim Heroit Heshim GASHI/

Qielli blu sdhe nata skëterrë

Ishe leja e njoftimit biblik

Kur trupin dhe  lavdinë tënde

Në përrua të Zenel Agës  ta lamë

Por,me vete e morrën në shpirt

Nata skëterrë e dhembja sa mali

Nuk tretesh në alkiminë e gjithë  fshatit

Labvdi – ndriste rrugën se

Amanetin në vend  vëtë e qove

Kur nëpër prozhma emri të përmendej

Vetëtima si fanar rruge  shërbente

Amanetin në vend të  dërgojmë

Përderisa  vargje thurim për Ty

Si ninullë e parë djepi

Kujtimi ruhet ndër brezni

Askush më shumë mall ska

Se unë miku yt e Faiku

Leja e njoftimit tëndë ishte biblike

Nëpër rrugëtim drejt lirisë

Por, emri dhe vepra jote i ngjajn

Me shumë zemrës dhe  shpirtit stoik

Që është ngjitur tashmë  në  zenit

/www.qendrapress.com/