Çaste poetike me poetin;Ragip GJOSHI
NË TEATRIN KOMBËTAR
——————————————–
Përbrenda dyerve të teatrit politik
Do lojëra e do aktor tragji-komik
Skena e rrugët po zbrazën përditë
Stinët ndërrojnë në skenë pak dritë
Herë gjethe të vyshkura përtokë
Herë borë e akull malet mbi kokë
Herë lule ngjyrë pranvere pa aromë
Atdheun pazar e teatër e trajtojnë….
Në skenë të Teatrit Kombëtar
Shndërruar në teatër politik
Do palaço thyejn dërrasat e skenës
E publik kanë veç hijet e tyre…
Për çudi mjegull hyri në skenë teati
Ç’skenë e errtë,dritë është nën pranga
Shumë e dendur mjegull ka rënë
Sa asnjëri aktor s’e sheh njëri tjetrin.
Kryepersonazhi endet n’mjegull
Çuditërisht i pelqen jeta në vetmi
Grindja i pelqen,dhe loja me fate.
Ç’pangopësi zhvatëse
Në beteja fatesh të atdheut
Zotër të të gjithë mbretërive
Fatet, heshtin për zullumin.
Aty ku në skenë bëhen bashkë
Dreçi e i biri,të gjithë në këmbë
Takohen në një pikëtakim.
(Di)kush pret pranverat
I lodhur nga mizoritë e dimrave
Dromca zemërimi shpërthejnë
Vullnetet thinjen si flokët e poetit
Zemrat presin fatet në çdo stinë.
Kur mjerimi kurdiset në fron
Fati mbetet i pakthyeshëm
Në të gdhirë fatet trazohen
Vështrim i pandërgjegjshëm
Përtej xhamave të zinj të gjipave.
Në reportuar të Teatrit Kombëtar
Zëri i të rënve deri në qiell ngrihen
Nga gjoksi i nëntokës shpërthen
Dikush tenton t’ua fshehë dritën e diellit
Zogjtë fluturojnë të lirë
Nëpër mjegullën e dashurisë!
Drenicë, më 20 prill 2024
/www.QendraPress.com/