Çaste poetike me poetin:Ragip GJOSHI
MBRETËRIA E FJALËS SHQIPE
1.
Gjuhë e nënëlokeve rron
Mbretëri e fjalës rri n’fron
Sa herë hynë në këngë
Së bashku bëjnë kurorë.
Fjalë e gjuhës fishtiane
Fjalë e gjuhës naimiane
Fjalë e shqipeve t’malësisë
E bëjnë gjuhën e perëndisë.
Fjala merr fuqinë e Ademit
Që ia falën zanat e guximit
Që të na rujë token arbërore
Nga Bajlozët e Karpateve…
Për çdo pëllëmbë të tokës
Cep më cep,për liri t’kokës
Në Mbretërinë e fjalës shqipe
Lavdia e guximi linden lirinë.
Robërinë e kanë vrarë në ballë
Do fjalë trimash, përherë të gjallë
Që t’ecim i lirë krah për krah
Furtunë e rrëbesh t’mos na rrahë!
Ende s’kanë përfundu betejat
Për tokën time të ndarë n’copa
Për rrënjët tona të moçme,ilirike
Këtu ku Krishti ka folur gjuhën shqipe.
Këtu bashkohen n’rrënjët tona
Në thellësi gjejmë dashuritë e gjalla
Sa herë më rikthen fjalën në kohë
Bëhet Epokë ,legjendë legjendaresh
Besë e lavdi ë Mbretëri të fjalës…
2.
Mbretëri e fjalës ka porosi dhe fuqi
Fjalët ndihmojnë dhe shërojnë,
Fjalët lëndojnë,dhe poshtërojnë,
Bëj kujdes me fjalët ato dhe përulin
Fjalët e rënda ,sjellin hidhërim
Mënyra si i përdoren kanë çmim
Fjala është si shiu që i rrit lule
Por nganjëher godet si rrufe
Të flasësh me urtësi është mirë,
Të heshtësh është urtësi e vështirë;
Thellë plagos shpata e mprehtë,
Por edhe më thellë fjala e helmtë.
Gojtari i vertetë,në fjalët e Mbretërisë
E njeh mirë shekncën e ndershmërisë.
Fjala plagos, sikur plumb,bluaje në rrasht
Fjala e dalë nga goja s’ kthehet mbrapsht.
Fjalët e liga si shigjetat trupin shpojnë,
Fjalët shqipe kanë krahë, shërojnë;
Nuk ka gjë më të fortë se sa fjala,
Gjuha pa fre – fjalë e keqe bënë bela…
Gjuha e mprehtë është armë në kuvend
Kur ajo gdhendet,e mprehet me mend;
Gjuha është e vjetër sa moshë e njerëzisë
Gramatika i jep force, dhe krah Mbretërisë.
Drenicë, më 7 gusht 2024
/www.QendraPress.com/