Çaste poetike me poetin:Rexhep F. MORINA
NA FLET KOHA
(Dëshmorit Feim Morina)
———————————-
Na flet koha një histori,
Për qëndresë dhe trimëri.
Një djalë nëne që prej moti,
E kish zemrën zjarr baroti.
Samadraxha ja rriti shtatin,
Për ta ngritur lartë bajrakun.
Të qëndroj përballë stuhisë,
Flamurtar që i prinë lirisë.
Kurrë armiku nuk e trembi,
Gati ish kur e kërkoj vendi.
Ti bëjë nder biri kësaj toke,
Me armë t’sjelli dritë epoke.
Për atdhe betohet si burrë,
Në luftë e mbajti një flamur.
N’vijë të parë me djem trima,
Si shkabë mali Feim Morina.
U mësoj armët mi përdorë,
Si qëllohet me grykëhollë.
Hasmit rruga kudo i pritet,
Me zjarr pushke ai goditet.
Me shokë ecte si uragan,
N’shtigje lufte nuk u ndan.
Fort i shkrepi atij martina,
Toger trimit Feim Morina.
Nuk pushoj armiku vjetër,
Me hafije tujë u përpjekur.
Ti vënë kurth një çlirimtari,
Zemër shkëmb e atdhetari.
Në pritë e vranë luftëtarin,
Agjenturat e serb barbarit.
Ja prenë rrugën për çlirim,
Për fitore e për bashkim
/www.QendraPress.com/