Çaste poetike me poetin;Rexhep F. MORINA

O TEMPORA O MORES

—————————————–

Ditë e vjeshtës së tretë,muaji nëntor,

Luginat me mjegull,malet kanë borë.

Prizreni gumëzhin,feston me flamuj,

Akëcili tymos dhe kafet pinë me ujë.

Dielli si ngroh me ato rreze të zbehta,

As të rinjtë,as pleqtë e lodhur nga jeta.

Era trazon gjethe,dritën përthyen lumi,

Në orën poetike vlerat i mbulon kumi.

Reflektimi flakës bie,në qytetin e lasht,

Nga zjarri që dogji vargjet sikur kashtë.

Stuhi e ftohtë ish,drurët anësor plasariti,

Kur tek biblioteka,dashuri e vrarë ulëriti.

Aty ku luhet ajo ballo me valsin e vjetër,

Me ca valltarë,që maskat i bëjnë me letër.

Fytyrat n’rrëfim i fshehin,këtë e kanë ves,

Brenda më klith zëri!O tempora o mores!

27.11.2024

/www.QendraPress.com