Çaste poetike me poetin;Rexhep F.Morina
LUFTUAN DY TRIMA
(Heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha)
——————————————————-
Janari ishte i ftohtë në atë acar ulërinte bisha,
Veprojnë ilegal Rexhep Mala e Nuhi Berisha.
Në dimrin kallkan vatra mbante ata dy trima,
Me bukë e zjarr vullkan ishte e tërë Prishtina.
Bisha turr fantazmat nëpër skuta të gjurmojnë,
Dhe rrezet e diellit në agun e ditës t`i ndalojnë.
Zjarrin ta shuajnë në çdo vatër e terri t’i mbuloj,
Egërsi e mizorëve mbi popullin kudo të vërshoj.
Me kërcënime barbare u përballën dy ilegalët
I vunë gjokset dhe armët luftuan për të gjallët.
Heroizmi i tyre ndeshi qindra çetnikë vrastarë,
U përjetësuan heronj dhe ndritin sot në lapidar.
/www.QendraPress.com/