Çaste poetike me poetin;Rexhep Hoti

Në vend të kujtimit!

——————–

Muajt e vjeshtës po i sosin ditët,

E gjethet s’duan të bien!

E arta zverdhet nëpër fletë,

Fluturimin e fundit e pret kot;

Zoti i pendës ka ikur,

Prapa mbeti e zbrazur një botë!

I përkul mendimet nëpër aromën e saj;

Çfarë t’i them:

Më fal!

Shpirti më mban zi

E pesha e mërzisë më sillet vërdallë.

Le të fryjë era me duar në xhepa,

Mospërfillja e saj le t’i nisë shirat me rrëmbim;

S’mund ta shoh atë pamje të shtangur,

Në brazdën time shkronjat mbillen me trishtim!

Ende s’mund të ulem me vargjet e tij,

S’dua t’i pëshpërisë as ato që më flenë në mend

Dhe s’kuptoj si më shfaqet ky rebelim!?

Ah, më qahet si fëmijë

Sa herë më vjen ndërmend!

/www.QendraPress.com/