Çaste poetike me poetin;Sabit Rrustemi
FAQJA E PASHKRUAR
– Varianti final –
E paqtë si jotja fytyrë
pa një njollë kund
para meje qëndron
Ndjenjave që s’shuhen
puhi e lehtë nate
shushurinë
Mureve të lodhura nga heshtja
rënkimi i ditës së ikur
mungesën e zërit tënd
poreve të përgjumura e trazon
Faqja e pashkruar
si ajo hapësirë e virgjër
prej duarve të mia
e paprekur mbet
( 31 maj 2022 )