Çaste poetike me poetin;Sahit F. OSMANI

NGA SYRI I LIRISË LIND DIELLI

———————————————–

Nga syri i lirisë lind dielli

Brinjët e natës i djeg me rreze

T’a shohim më mirë njëri-tjetrin

Në udhën që çon drejt së ardhmes

Atje ku jeta rrjedh brigjeve të lumturisë

E nën ylberin e vesës shkëlqen dashuria

Vetëm çmenduria eklipsohet…

Në drithmën e zjarrit ku digjet errësira

Gjaku i lirisë derdhet fytyrës së atdheut

Pikon i nxehtë me shkëlqim në çdo qelizë

Rrethuar me dashurinë e përjetshme

Aty ku robëria më nuk ekziston

Nga syri i lirisë lind dielli!

/www.QendraPress.com/