Çaste poetike me poetin:Sahit F.OSMANI

KËNGË PËR DËSHMORIN

– SINAN THAÇI

Ku l’shojnë shtat Lisat e Zojzit

Në Kuvendin e Trimnisë

Dha kushtrimin trim Sinani

Me i çel shtigjet e Lirisë

Me atë hov të ushtarakut

Kah sheh syni i Shqiponjës

Bashkë me trimat mori malet

Me çliru çdo pllamë t’Kosovës.

Me i k’put prangat e robnisë

Kah shtrijnë krah trojet shqiptare,

Çau pritat Sinan Thaçi

Në Kosharen legjendare.

Gjaku i tij e skuqi tokën

Si flamur aq lart u ngrit

Me shqiponjën dykrenare

Rrezaton liri dhe dritë

Refreni

Ku ra ai u ngrit flamuri

Burrë Kosove zemër guri,

Shpirt i nisun kah lavdia

Pas të vjen ty historia.

/QendraPress/