Çaste poetike me poetin;Sahit OSMANI
NËN MASKËN E DASHURISË
——————————————–
Në çastet më të ndritura të jetës sonë
diçka mashtronte djallëzisht që t’na rrëzonte,
nën maskën e dashurisë trokiste në zemër,
fatet e fshehura lidhur me shpresën kërkonte.
Ne merrnim frymë ngrohtësisht pa u ndruajtur
nga pesha dhe ndërthurja e së keqes,
pa iu trembur rrezikut që na kanosej
i qaseshim kohës, pa rënë në kurthin e tyre.
Mushkëritë të ajrosura nga fryma e jetës
na i hapnin rrugët nga ndikimet djallëzore,
për dashurinë flisnim lirshëm me gjuhën e zogjve
Harroheshim nga brishtësia, kalonim në mbidashuri,
që e keqja jetës kurrë mos t’i trokasë,
me fisnikërinë e sjelljes mposhtnim çdo ashpërsi.
/www.QendraPress.com/