PËRSIATJE

—————-

Si mund të të harroj ty

kur në të njëjtën kohë

si nyjë gordiane m’pate lidhur

gjersa perlat e dashurisë qenë ngjizur

Tani kërkoj në ëndërr të flas me ty

të të them atë që zemra dëshiron

por ti vazhdimisht e fsheh fytyrën

në kutinë e zezë të kujtesës

Arrij që t’i prek buzët e tua

ato në çast ngrijnë aromën.

sikur më përqafon hije e vdekjes

i fërkoj sytë të zgjoj ëndrrën

Dashuria nga gjinjtë mëkon jetën.

më ngacmon me rrezen e dritës

të zgjoj harresën,të fshij kujtesën

kujtesën që si përket kokës sime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *