Çaste poetike me poetin;Sahit SHALA
NA ISHE ËNDËRR
(Shqipërisë)
—————————-
Na ishe ëndërr, sa malli për të pare,
Shpërthenim në vaj, një fjalë për ta ndie
Nga valë e radios, kur vinte ai zë,
Ish zëri i nënës, ai zë Shqipërie!
Goca e çuna, ç‟na rrihte zemra,
Kur baba a gjyshi fliste për ty.
Ata i nxirrnin më të bukurit emra,
Gjithë duke folë, për ty, Shqipëri!
Një ditë n’ lartësi ikte një zog,
Unë po e shihja me shumë lakmi,
Jo pse fluturonte, s‟e doja dot,
Por se mund t ‘vinte atje tek ty!
Tash edhe pas kaq shumë vitesh,
T’shoh me atë shpirtin, që shumë dënesë,
Prisnim si zogu agun e dritës,
Për t‟ ardhë tek ty një ditë me shpresë!
Lum që u hap ai kafaz- shkreti!
Na ikën brezat, këtë ditë, duke pritë
Unë mezi e prita këtë ditë për veti,
Ma ruani qejfin, të vijë ndoj ditë!
Ma ruaj Shqipërinë e ma lavdëro,
Ashtu si këndoi Fishta e Naimi,
Atë vetë Zoti seç ma bekoi,
Pa, le të vdes, kur t’ vijë- BASHKIMI.
/www.QendraPress.com/