Çaste poetike me poetin;Selim CERPJA

TË QAJ E QESH ME MUA

——————————————

Të desha më deshe moj mike

Që ditën kur u pamë në sy,

Më le unazën dhe ike

Dhe pse jetuam me dashuri.

Kurrë nuk të pata faj

Ish fati për ne të dy,

Unë di premtimin të mbaj

Që kur lidhëm një dashuri.

Nënë surrogate vet kërkove

Këtë zgjidhje ma dhe ti,

Gabove dhe u largove

Do mbaja dy dashuri.

Një fëmijë t’paktën e dua

Vatra t’a ndjej t’i jap gëzim,

Të qaj e qesh me mua

Të trashëgoi gjakun tim.

/www.QendraPress.com/