Çaste poetike me poetin:Seti Pezaku VLADI
STATUJA TË KOHËS
———————————
Nuk janë silueta pemësh
derdhur trotuareve,
as mite legjendash
dalë nga amforat.
Statuja janë
të kohës moderne,
ndryshe nga ato të muzeut
me krahë të thyer, që zakonisht
statujave u mungojnë.
Si degë lisash përkulur nga era
kërrusur mbi bishta lopatash,
rijnë në pritje me duar të kryqëzuar,
asnjë zot nuk i afron punë.
Duken sikur vijnë nga muzgu
i këmbadoras së pritjes,
durim i përçdoditshëm
që dridhet nga padurimi.
Herë-herë
rrëmojnë nëpër xhepat e shqyer
premtime të tradhtuara endacake.
Janë dhembje patologjike e salduar,
vargje baladash rrugëve,
bubullimë reje e ngarkuar
nën kopertina të trëndafilta.
@seti pezaku vladi
/www.QendraPress.com/