Çaste poetike me poetin;Setki Q. JASHARI

Si humbës, kërkoj azil tek poezia…

——————————————————

Ka pak kohë që sosa gjashtëdhjetë vjetë.

Gjithmonë jam rrëzuar, aspak përpjetë.

Kurr s’pash pranverë, kurr s’jam gëzuar.

Gjithmonë dimër, në shpirt i hidhëruar.

Më kujtohet fëmijëria, i dobët, çapaçul…

Gjithmon i pakapshëm, as ngul, as shkul.

Ai që isha në darkë, nuk isha në mëngjes.

Dashuria për natyrën, më ishte bërë ves.

Ndër pyje e lëndina, luaja teatër çdo ditë.

Spektator kisha lopën, kalin, qenin, dhitë…

Adhuroja Çaplinin, Odisenë dhe Hamletin…

Dashuria ime e brishtë, e çmendi miletin.

S’më bënin rrobat, më griseshin çdo ditë.

Kaploja lugina, male, luftoja me perënditë…

Me ëndrat kryeneçe, përshkoja galaksitë.

S’dashuroja tjetër, veç hyjnoren Afërditë.

Si ujvarat derdhin ujin, bukur, magjishëm…

Desha dhe unë t’isha mbi retë, i lavdishëm.

Por m’iku rinia, më vranë mua, dashurinë…

Më mundën t’humburit, më morrën lirinë.

Kudo ku ika nga halli, kudo ku unë shkela.

S’kam dëmtuar askënd, s’kam bërë bela…

Gjithë jetën, me djersët e ballit jam i larë.

E gjaku im i derdhur, akoma s’është tharë.

Shumë emra miqtë, mua më kanë vënë…

Shqiponjë më thirnin, por flija i pa ngrënë.

Gjithmonë i humbur, e mend s’kam nxënë.

Nga frika e spiunëve, s’besoja as në hënë…

Tmeret e jetës time, nuk rrëfehen o miq.

Vetëm pse ëndëroja, një gradë, një ofiq.

Pse thoja të vërtetën, dielli s’është hënë.

Pse shtrigës së kuqe, nuk i thërisja nënë.

Në moshën kur haja hekurin me dhëmbë.

Rrugëtova pa fener, net e ditë me këmbë.

Me vdekjen përkrah, në botën e pështirë.

Për një cop bukë, për një jetë më të mirë.

Derrit si thira dajë, as ujkut si thashë dele.

Më zinte gjumi pa larë, mbuluar me zhele.

Hakun s’ma jepnin, shum herë pa paguar…

Pse isha jetim, m’urenin djajtë e mallkuar…

Vitet ikën, mendova se koha ka ndryshuar.

S’ka më gogol, kohë e vjetër ka perënduar.

Se vërtet, u ngjallën shpresat për më mirë.

Se dhe un’ bylbyli, t’fluturoja një çast i lirë.

Por jam befasuar me ju, pse kaq të duruar!?

Ata që dogjën vendin, akoma s’jan dënuar!?

Nuk desha të besoj, këtë ekstrem të rrallë!

Ata që dhunuan kombin, jan akoma gjallë!?

Me dëshirën në shpirt, me kujdes strehuar.

Me shpresën e brishtë, në shpinë ngarkuar.

Si bleta nëpër lule, miqtë e mirë përshkova.

Të shpëtojmë nga marrëzia, këtë u kërkova.

E kam vështirë t’ju shkruaj, o miq të bekuar.

Se kuptoj nëmën e zezë, që na ka mallkuar!?

Askush s’dëshiron të dij, se ç’bëhet rreth tij!

Se rezikohet atdheu ynë, asnjë s’don të dijë!

Pse o burra, asnjë rrehatllëkun e tij se prish?

Pse o miq mbani shpresa, në xhami, në kish?

Si humbët traditat, besën, ku shkoi trimëria?

Po s’luftuam pak, s’na ndihmon as perëndia.

Mundur jam, se më zunë vjeç gjashtëdhjetë.

S’jam më n’bilik, s’kam më fuqi të kapi retë.

Pranoj se ëndrat e shpirtit, krejt m’janë tret.

S’ka asnjë shpresë, jam një humbës i vërtet.

Ashtu si në qiej të pa fund, kometa u tretën.

Ashtu si në mistere oqeani, anije u zhdukën.

Ashtu do të iki dhe unë, me dashuritë e mia.

Si humbës klasik, do të kërkoj azil tek poezia.

/www.QendraPress.com/