Çaste poetike me poetin:Setki Q.JASHARI
Kush je ti, o soj i djallit…
———————————-
Kush je ti…
O njeri, o djall, o dreq me brirë…
Që kërkon të kontrollosh jetën time….
Kush je ti…
O i çmendur që vjen nga errësira e shekujve
O djall që mendjen e ke lënë peng
Nëpër shpellat e galaktikës së qiriut…
Kush je ti…
O krijesë e epokës së gurit
Që trurin e ke pa rrudha,,,
Të pa ngarkuar me censorët e inteligjencës…
Kush je ti…
As Adam, as Evë, as Njeri…
Ti që s’din pse han…
Ti që s’din pse pin…
Pse frymon, pse jeton…
Kush je ti…
Or dreq me soj e të birë…
Që nuk din as të qash, as të qeshësh…
E me dhimbjen e tjetrit lumturohesh…
Kush je ti…
O pjellë e ndyrë e djajve
Ti që guxon të më fysh dashurinë
Ti që guxon të më vjedhësh lirinë
Ti që guxon t’më vrasësh familjen…
Që mbjell absurditetin, ekstremizmin…
Që vret rregullin, mirësinë, qytetërimin…
Kush je ti …
O njeri me gjak blu…
O njeri me gjak të zi…
O njeri pa zemër e shpirt…
Krijesë e mistershme…
Egërsirë që nuk njeh as Zotin, as Njerinë
Kush je ti…
O krijesë mizore…
Që më përçmon dashurinë…
Që më fyen miqësinë…
Që më dhunon familjen…
Që më mohon atdhenë…
Që më tall perëndinë…
Nga dolët sot mbi dhe
Ju, o soj i shpellave, i terit…
Që dritën kërkoni të na e rrëmbeni
Që gjakun ndër deje t’na e prishni..
Me vrasjen e ëndrrave tona zbaviteni…
E di shumë mirë…
Vërtet shumë mirë e di…
O djaj, bukur t’llastuar…
O djaj, të stolisur e fuqizuar
E di shumë mirë fuqinë tuaj…
Ju, se dini se jeni të gabuar..
Pasuria, egoizmi, ju kanë verbuar
Se s’keni dhunti të ndjeni, të kuptoni
Sepse truri juaj është pa rrudha
Sepse truri juaj është i dhjamosur,
Se truri juaj ushqehet me gjak blu
Dhe se dini se ndikimi juaj është ZERO
Para njeriut të perëndisë
Para njeriut hyjnor..
Që ndër deje i qarkullon gjak i kuq
Që respekton dashurinë…
Që respekton familjen…
Që respekton shoqërinë…
Që respekton rregullin e përcaktuar nga Zoti..
Kush je ti…
O djall i djajve…
O simbol i neverisë…
O qenie-vemje pa din, karakter, imam
Mallkuar qoftë soji yt…
/www.QendraPress.com/