Çaste poetike me poetin;Sinan Deshiku VAKA
MËKATARI
—————————
U kthye djallëzori i vdekur sot i ngratë
Hileqar dhe djall me shpirt e shije dreqi
Prej skutave e ndiqnin dhe pas i ndiqte gratë
Ah, dje sa ish’ i keq, nga shpirtrat më i keqi.
Kur vdiq me të vërtetë dhe dheut e vunë shtrirë
S’ka gjë nëse s’e kishte aspak të shenjtë gjakun
Për vajzën ishte shenjt, shenjt me shpirt të mirë
Ai gjithë tradhëti, ajo s’e kishte merakun
/www.QendraPress.com/