Çaste poetike me poetin:Skender Berisha
TE URA E GURIT
Në daç unë të thërras
Po deshe eja
Po qesh shkas
Këtu e te Peja
Një varg e shkrova
Edhe tjetrin pas
Më la si nuk më la
Ky i shkreti laps
Tash flas më rrallë
Ofshaj shpesh e më shpesh
Janë shumëzuar
Të mençurit në mahallë
Poetët të rrallë e më të rrallë
Skrivantët në radhë
Sa shpesh bie në hall
Rri e dëgjo kopallë pas kopallë
Në daç unë të thërras
Dita është e gjatë se e gjatë
Një grimë fresk ma jep
Se mbanë thatë thatë
Pz,2022