Çaste poetike me poetin;Skender BERISHA

MALI IM

————————–

Atje ishte mali

Edhe syri i pranverës

Palohej në shënjestër

Një këngë ndihej

Si betim

Pa përtim

Më fshihte mali me blerim

Dhe këndonte prapë

Shpirti im

Çeli thana thoshte nëna

Ndër lule ti

Biri im

Sa besim te pranvera

Një kushtrim në fillim

I papërtim

Një kushtrim

Për çlirim

3 mars 2024

/www.QendraPress.com/