Çaste poetike me poetin;Skender BERISHA
ME ZJARRIN TIM
——————————
Ujin edhe zjarrin
Ju e dini
I kam këtu
Unë jam vetë Drini
A keni parë kur digjem flakë
Mos thoni po
Kot
Brenda meje këndohet një tjetër këngë
Ajo nuk ka lot
Se lot jam vetë vetë
Po i fshehtë i fshehtë
Të trazuar mund t’më shihni
Mot për mot edhe sot
Vetëm brenda kam zjarr plot
Edhe sot edhe sot
/www.QendraPress.com/