Çaste poetike me poetin;Skender BERISHA
PËR PAK LIRI
———————————-
Pak e mirë e mirë
Për hir edhe për pahir
Pa m’u dridh qerpiku
Çka thotë armiku
Kur vjen vapë e ngricë
Në Jabllanicë a në Izbicë
Të kërkova e të gjeta shok
Edhe më tej në Bajgorë
A binte borë a reshte shi
Të gjeta aty dhe ti ishe ti
Unë tash nuk të qaj
Ishe vërtet djalë e shkuar djali
Tash të kujtoj mallë pas malli
Dhe pushkën ta puth te piedestali
Ti më prin prapë
Sikur të ish vet Ismail Qemali
24 tetor 2024
/www.QendraPress.com/