Çaste poetike me poetin;Syhejl Havolli
SHPIRTIT IA DI HALLIN
———————————–
Shpirtit ia di hallin
Në bashkëbisedim me të panjohurin
Rrëfen për burgun
Qëndron mbi dy rrafshe rrëfimesh
Unë e ndjek këtë personazh
Ofshanë kur mendimi i mungon
Nuk qe i vetëdijshëm ç’rrëfeu
I thashë i qiellit tim është ai yll
Ikën në majë të gishtave
Me kollitje pa zë dhe pa frymë
Ç’tha e ç’rrëfeu për jetën
Kushedi…
Merr guxim dil në dritare
Sot përpara jush
Shpirti më mori ngrykë
Ia di hallin – ma di hallin.
Syholli
21 tetor 2021