Çaste poetike me poetin:Syhejl HAVOLLI
MENDOJ PËR TY
——————————————–
Dielli derdhi një tufë rrezesh të arta
Mbi kaltërinë e liqenit
I mblodha si yllin polar
Nën yjësitë e largëta
Sa dëshirë do të kisha
Shikimi të depërtojë
Përtej bjeshkëve
Që më ndajnë prej teje
Gjithë kjo që mendoj për ty
Sikur më vjen një puhi e lehtë
Për të më flladitur
Shpirtin tim të zhuritur.
6 tetor 2022