Çaste poetike me poetin:Teuta SHAQIRAJ

Kur ëndërroj natën

————————-

Gërvishta shpirtin sonte e me vargjet fjeta,

rridhnin e rridhnin nga çdo plagë, pa rimë.

Sa mbyllej njëra më përgjërohej tjetra

ëndrra shkiste mbi to gjithë mërmërimë.

Endem pa fund me zemrën bredharake

të lë ecajaket e kota e mirazhin e blertë.

Të kërkoj një liman, a të jem ishullore

a në karrocën e artë, si hirushja në përrallë.

Teksa vargjet heshtin m’u fanepse pa fjalë

ëndrra pëshpëriti agut…. ishte mëngjes.

Sytë ndezën natën e zemra foli: – Duamë!

Në ikje s’humba këpucën, por vargun lashë peng.

E risjellë

/www.QendraPress.com/