Çaste poetike me poetin;Vilson CULAJ
E DIELA E LARIT
———————————–
Ata godisnin hijen e tij me shkopinj
Por ai nuk ishte hija…
Zoti është dashuria që fotografon
Shtatin mëkatar të botës…
Godisnin të goditurit më verbëri
Dhe s,ka goditje me të tmerrshme
Se sa goditja në errësirë
Aty as të verbëritë nuk e gjejnë veten
Sheshi i gurtë i ishte kthyer prapë vetes
E lulet kishin zënë vendin e gurëve
Çudi lulet u shndërruan prapë në gurë
Për njerëzit me mjekër e kokë të tharë
Ata kërkonin Barabën në vend të shëruesit
E shërim nuk kishte mendja as zemra e atij kombi…
Vdiqen Ana e Kajfa perandori e gjygjtari i tij…
Jeta e tyre qe shndërruar në egzod e legjendë
Kurse unë ja dorëzova sot Zotit nje buqetë më lule
2016 – vite pasiqe Zoti nuk vdiq kurrë …
/www.QendraPress.com/