Çaste poetike me poetin;Xhemajli SHALA
Letër e grisur
—————————
Letër e grisur
Athua bëri ballë
Kohës së errësirës
Kultin e jetës pushtojë
Letër e grisur
Me gjithë dëshirën
E saj për mbijetesë
Qëllimshëm u harrua
Letër e grisur
E shtypur e shkelur
E keqtrajtuar nga mizoritë
Se lanë të shijoj dritë
Letër e grisur
Në çdo hap të saj
E ngulfaten përjetësisht
Ëndrra të mos bëhet realitet
Ëndrrat e saj
Moti dikur qëllimshëm
Penguan rrugëtimin
Ajo sot iku lart në horizont
Asgjë nuk thotë
Vetëm vështron padrejtësitë
Që ja sollën asaj
Askush nuk arriti deri sot
Epitafin e porosinë t’ja lexojë
Koha shkruan e lexon
Të bëmat e saj kurrë si harron
/www.QendraPress.com/