Çaste poetike me poetin;Xhemkadri KASTRATI
RUAJE ZEMRËN TIME
——————————————
Mbaje zemrën time sikur deti valët
Dije se çdo kujt zemra s’i dhurohet
Duhet mirë të ruhet kur ajo të falet
Nuk shërohet leht pasi të lëndohet!
Lidhu për zemër si zogu për degën
Mos e hidhëro ate, ruaje me kujdes
Freskoje lehtas sikur gjethi shegën
Në çdo fillimditë uroi mirëmëngjes!
Mbaje zemrën n’dorë si kërcelli lulen
Ledhato butësisht, bëne më të mirën
Ngrohe ate ëmbël sikur floku kësulën
Çfarëdo të kërkon, plotësoja dëshirën.
Ruaje zemrën t’njomë sikur ara bimën
Ushqeja mirë shpirtin, mos e le t’uritur
Lëre të këndon, mos ia ngatërro rimën
Mbaje para vedit, shihe sa është rritur!
Mbaje zemrën pezull si mban valën deti
Është e ndjeshme, ah, sa lehtë lëndohet
Nga brishtësi e saj, pak i vyen të thyhet
Kur ajo të thyhet, vështirë më t’kurohet!
/www.QendraPress.com/