Çaste poetike  me poetin;Xhemkadri KASTRATI

O VENDI IM

———————–

Pa më trego ku po të dhembë

Kush të gërryen edhe të vjedh

A t’lanë rërë, a të lanë shkëmb

Ndonjë lumë a lanë të rrjedhë?

A t’kanë lënë mal edhe fushë

A t’kanë lënë ty ndonjë send

I mbet kujt zbrazët kjo gushë

A të mbet dikush n’këtë vend?

Kush të han e t’fyen çdo ditë

Kush t’ngulfati me lak në fyt

Kush t’ka dhënë dje arratinë

E kush sot po t’bën tradhtinë?

Kush të don sot për të ngrënë

E kush sot n’zemër të mbanë

Kush o vend për ty rrah gjoks

Dhe kush të flet me paradoks?

Kush të përkundi dje në djep

E po të shet sot për pak lekë

Kush për bukë po vuan e hjek

Kush këtu pret e kush po qep?

Kush t’ka djegur dje shtëpinë

E nga stalla t’lëshoi bagëtinë

Kush të ka dhënë sot arratinë

Dhe të ka humbur krenarinë

/www.QendraPress.com/