Çaste poetike me poetin;Xhemkadri KASTRATI

TË KAM PRITUR

——————————-

M’kaloi jeta shpejt, në pritje u plaka

Tani qetësohem në shoqëri të rakisë

Kësaj zemre t’shkretë seç i doli flaka

Ti s’më deshte, shkove pas lakmisë.

Nëse do m’kërkosh dije se pendohesh

Atëherë do të kuptosh cili është fajtori

Sa t’më shohësh vërtet do tmerrohesh

Sot mallkoj pleqërinë që rininë ma mori!

Rrudhat në ballë dhe thinjat mbi kokë

Lëkura palë-palë si një gjeth i shkelur

Mendja e humbur, as n’qiell as n’tokë

Koka e tharë si kumbull n’degë ngelur!

Pësove n’dashuri, nga ajo nuk mëson

Koha veç ka ikur se vitet shpejt treten

Nuk ia vlenë fare, kot qan dhe vajton

Nga ajo dashuri veç kujtimet mbeten.

/www.QendraPress.com/