Çaste poetike me poetin:Xhemkadri KASTRATI

PRANVERË

———————–

Edhe pse ndër stinët ti je më e mira

Vjen me diellin e ngrohtësinë e bjen

Kurrë s’mu gjete në ditë të vështira

Ti vjen e lumtur po mua m’zhgënjen.

Dielli i zjarrtë lëshon rreze n’hapësirë

Mbështjellur në rreze e sjell dashurinë

Kurse unë pa gjumë deri në të gëdhirë

Dhe në rreze të hënës e shijoj vetminë!

T’i dua shumë lulet që bukur t’erojnë

Por m’thuaj të lutem, nëse u marr erë

Do më lumturojnë a do t’më helmojnë

Apo ndoshta do m’hudhin n’humnerë!

Ti pranverë, sa shpejt vjen dhe shkon

Por lulja e bukur nuk gjendet askund

Ndoshta n’krah të tjetrit sot diku eron

Dhe në djep të huaj fëmijën e përkund!

Ndodh në mes të luleve diku e takon

Ja thuaj të lutem këtë që po ta them

N’më ka dashur pak le të më kërkon

S’mund t’jetoj pa te si qyqe në rrem!

/www.QendraPress.com/