Çaste poetike me poetin;Xhemkadri KASTRATI
I DASHURUAR
——————————
Tani që erdha në moshë të thyer
Çuditërisht, gjërat sa ndryshuan
Fillova që t’bëhem djalë më i vyer
( apo ndjenjat më mashtruan).
Jo, mirë është, gjithçka n’rregull
Me gjasë, më duket, u kthjellova
Fillova ngadalë ta lë atë mjegull
Në poezi, m’besoni, u dashurova.
Nga mbrëmja ne jemi dashnorë
T’përqafuar të dy kalojmë natën
I bëjmë gadi lulet t’i vemi kurorë
Edhe, mirë e mprehim shpatën.
Thonë: nuk njeh moshë dashuria
Ngase ajo është një gjë e shenjtë
Se në dashuri rënka dhe pleqëria
Disa gjëra dhe s’kuptohen shpejt.
Kjo pleqëri çdo ditë më shoqëron
E vetmja kjo që s’më ndahet kurrë
Me te kënaqem e herë më zemron
Kur më thot: po mbahu bre burrë.
Me poezinë sa mirë bashkëjetojmë
Tua them drejt, probleme nuk kemi
I mbushim kupat jetën ta gëzojmë
Natën ecim e në mëngjes kthehemi.
/www.QendraPress.com/