Çaste poetike me poetin:Ylli POLLOGATI
KËNGA DO MA SJELLI…
————————————-
Një ehh…,
gojës mori rrugë, si pa dashje.
I qetë doja të isha,
thjesht,
nuk prisja ngacmime e të folura!
Për qejf,
këngës ja nisa,
si dija,
por dhe kënga s’qe stoli pa mëkate:
Territ të hënës prekje ndjeva nga dashuria e penguar…
Pres e pres..,
pa e ditur se ditët ç’do më përcjellin,
që ta ndjej, qoftë dhe si era,
ku aromë e saj t’më zgjoj ç’do ëndrre…
Këngën në buzë e mbajë,
që sa më pranë t’ma sjellë kënga, shpresën e
shpirtit,
rrahjeve skicuara…
Ylli Pollogati@
/www.QendraPress.com/