Çaste poetike me poetin;Ylli POLLOGATI
KUR ECA KËMBË ZBATHUR
———————————————
E shkurtër kjo jetë dhe pse i themi rrugë e gjatë.
Herët, kur bryma është në ngritje, mëngjesi me cicërimat e zogjve, ditës bukurinë përcjell
Dhe themi,
– Na qoftë e mbarë.
Por dita të prishet,
kur sytë të molepsen pluhurit gjithkund dhe sheh zvarranikët,
që pangopësinë skicojnë.
Kokën kthej pak më tej, tek ata,
që pakogjë që kanë, shtëpive molloisen e thonë, shyqyr e bereqet na qoftë.
Mjerim i ngopur ky, modern apo i çdo kohe qoftë.
Frymë marrin vërtet.
Dhimbjes, jemi gjallë i thonë.
Lotët që dhëmbëve kërcasin humbasin gjumit,
një ëndrre bollëku.
Ja…, kështu na qenka jeta, frymëmarrje e një puhize të padukshme.
Ecja dhe veç qiellin doja të
shihja.
Kësaj pastërtie jetën ëndërrova. Kjo e sotmja, brinjë thyer e shpirt plasur.
Ëndrrave, pranga m’i vunë,
si i lindur të jetoj dhimbjet e të pajetën.
Eci rrugës e një zë më bëhet, -Kalofsh një ditë të bukur.
Ja më thoni, si mund ta quaj ditën ditë e t’i gëzohem ndonjë bukurie,
kur flaka dhe kënga në lot logorisin.
Vërtet eci dhe nuk di si ecja e në cilën rrugë ecja?!
Re të grinjta m’i tymosën. Mykëtira e pluhurosur mes tyre ka ngecur dhe nën qiell noton.
Cila ishte rruga ime, në cilën rrugë eca?
Nuk e mora vesh!
Dhimbjet numërova kësaj jete idealiste,
që nuk e gëzova.
Gjurmët, që kur eca këmbë zbathur shkruan, syve ngjyer…
Ylli Pollogati@
/www.QendraPress.com/