Çaste poetike me poetin:Zija VUKAJ
Topos
Emra të vjetër sa bota
Regjistra fitomorfë çastesh jete;
“Qarri i nuseve”; “G’shtenja e xhenazes”
Vendkohë jete dhe vdekjeje.
Te Qarri përcilleshin vashat për nuse,
Përcilleshin e niseshin,
Nga tuneli i mjegullt ekzogamik.
Te Qarri ishte vendi i ndarjes,
I lotëve,
I humbjes.
Një bijë më pak.
Një përcjellje,
Me formulën e vyshkur:
“Të çoftë Zoti në fat!”
Pasuar nga zbrazëtia e largimit.
Te G’shtenja
I jepej lamtumira e fundit xhenazes,
udhëtarit të mëtanës
Këto qenë sinorët e mikrobotës sonë,:
Më tej fillonte terri
Misteri,
Doruntinada
Dhe bota e Hadit.
A s’ndodh kështu
Edhe në makrobotë?
/www.QendraPress.com/