Çaste poetike me poetin;Zylfo GOXHARI

RRITI VASHAT ANTIGON!

————————————-

Eh moj tokë,

ti çfarë mban brenda, si i mban në gjirin tënd,

bukuri që të ther zemra, largo arin s’ka më vend!

Ti më flet për legjendat, në shekuj hedhur rrënjë,

mos harro je mbretëresha, derdhur e gjitha në këngë!

Fol’m, më thuaj ca fjalë, për të bukurën e dheut,

diell dhe hën’ u bë të marr, që ditën kur zana leu,

Flakë, zjarr digjej tërë dheu, bukuroshja e lirisë,

si duroi zinxhirët, s’priti të hidhte shtat,dëgjoi zërin e atdheut!

Moj e mirë,

ti çfarë mban brenda, si duron shpirti dhe zemra,

lule gjaku, kurorë lirie, trimëreshë ty të kanë hije,

Plumba carëve të Serbisë, në gojë plumbin tradhtisë,

shtatin e ke qëndis, veç me plumbat e lavdisë!

Më thuaj NËNA KOSOVË, ke shtëpi pa ANTIGONË,

lum nëna që i dha sisë, rritur në djep’n e lavdisë,

S’dua lotë, s’dua kuje, se trembet qumështi i gjirit,

një pikë qumështi pikë floriri, rriti vashat Antigon,

yll lirie për Kosov’n!

Më thuaj moj DARDANI, si të vete lëmi i këngës,

ti nxë palë e fustanellës, gjith të rënët, bijët e bijat e zemrës,

Merr palën e flamurit,merr dhe krahët e shqiponjës,

kur të zësh vallen e shqipeve, me flamirin kuq e zi

priti thirrjet për liri, zën e Shotës e Antigonës!

Hej Kosovë Dardani lindni,rritni vashat Antigonë,

nëpër krismat për liri,ëndërrat zunë të fluturojnë

Prapë ato i mbajnë në gji, lindën kur po shkruhej historia,

pjesë e historisë u bën, me gjak firmosën lirinë

për to ka vèç LAVDI!

/QendraPress.com/