Çaste poetike me poeten;Albina Trebicka

PËRPELITJE VARGJESH!

————————————–

Përpëliten gërmat mbi vargjet e mia

Përpelit vështrimin mbi sytë e tu

 Belbëzojnë fjalët mbi buzët e plota

Buzëqeshja ime fshehur vjen tek ty

Përpëlitet zemra, jashtë do të dalë

Çmenden drithërimat si kurrë më parë

Përpeliten gishtat mbi flokët e tu…

 Flladit era shpirtin… edhe sytë blu.

Ti eja sonte nat[n, kur hëna t[ përpelitet

Sill shport[n me puthje, të harrojmë vitet

Kur heshtja e përgjumur të dergjet nëpër natë

Ti nga dritarja hyr dhe që andej dil prapë …