Çaste poetike me poten:Valbona Hadri
Botë e dëshpëruar
—————————-
Ajo donte të shkruante,
por,
Letër e saj u mbyt në vaj.
Ajo donte të fliste
por,
Heshtje guri ra mbi dhe .
Ajo lutej t’i hapte sytë
por,
Shtëllungë me re mbuloj qiellin.
Ajo kapërdite dhimbjet
por,
Botë e tërë ra në gjumë.
Ajo lutej drejt qiellit të kaltër,
por,
Kënga e vajit shpërtheu në fortunë.
Ajo zgjati dorën e Pajtimit,
Lumi i qetë,vazhdoj rrjedhën e tij.
Valbona R.Hadri
13.05.2022