Çaste poetike me ;Qazim THAÇI
A mund të mos vdiset për ata sy!
Edhe kur mortaja bie mbi këtë dhe.
Dashuria është kasnec i mirësisë.
Më thuaj a mund të mos vdiset për ata sy?
Që të shkruar kanë botën e lumturisë.
Apokalipsit duhet thënë shporru.
Se bota ka pandeminë e madhe.
E kur dhembja e shekullit vret.
Emri i sajë është behar pranvere.
Ec për Olimp me zjarrin e Prometeut.
Që lidh Zeusin dhe ligjin hyjnor përtej antikës.
E si mos të vdiset për ata sy mitik.
Kur bota mat dhembjen me orën fisnike.
E prapë po them se .
A mund të mos vdiset për ata sy.!!!……
Nuk kapet Troja pa ndihmën e Akilit.
E pa ata sy mund të verbohet bota e dashurisë…..