Çaste poetike me shkrimtarin;Milazim Krasniqi

0

VDEKJA VJEN VETËM

——————————————

Kur vdekja si çukapik çukatë

Dhe krijon zgavrat e zeza

Të dhembjes tënde kozmike

Të duhet hapi i elefantit

Të nisesh kalli vetëm

Të dalësh jashtë hapësirës që të rrethon

Sepse kërthiza të ka ndarë

Nga të tjerët përgjithnjë

Nëse mbahesh për litarin e vërtetë

Do të vezullosh

Si një copë fildish

Në xhunglën e kujtimit

Të kësaj bote

Ndërsa lulja e shpëtimit

A të mbinë për përjetësinë

Varet nga vetë vepra jote

(Nga libri “Kurs për pantomimë”, 1994)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *