Çaste poetike me të madhin Ismail Kadare

0

Varri

—————————–

Jashtë ngrenë, piramidën e turpit

Me ulërima, brohoritje, thirravajë.

Dritaret unë i mbylla trishtueshëm,

Të mos hyj zhurmë e tokës, pluhur’ i saj.

Shkretëtirë grimcash, parullash.

Saharë plenumesh. Të kërcet

Në dhëmbë kuarci i frazave,

Të vdekura qysh nga viti ’40.

Jashtë ngrenë piramidën e turpit

Të murtajës të hoxhës së zi.

Ndërsa unë pranë oxhakut të studios

i vetëm mbi varrin e tij.

I thellë ky varr duhet të jetë

Që piramidën ta gëlltiste krejt,

Që prej gropës së tij të mos dalë.

As hoxha, as fantazma e vet.

Mih e gërmo ditë e natë

Thellohu kon dantesk.

Me emrin varrmihës do ta ndërroja

Prej kohësh emrin poet.

Tiranë 1986

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *