Çaste poetike me vargjet e Poetes;Rajmonda Shyta Kolvani
Mall në pikën e lotit.
( sot dita e baballarëve)
——————————–
Ishte, laps i thjeshtë , pa gomë,
Kur hodha,portretin tënd ,në letër,
Isha vajzë e vogël, fare e njomë,
Doja ta shprehja dashurinë,
Për ty i shtrenjti baba, në formë tjetër.
Tani që lapsin, mar në dorë,
Pikon pikë e lotit,
Dhe djeg këtë copë letër,
E di, nga larg, ti lotin tim lexon,
Më mirë, po, dhe me mall,
Si askush tjetër.
Sa fjalë, oh sa fjalë,
Ka kjo pikë lot nga shpirti dalë,
Të kujtohet,
Kur lotët me puthje, mi fshije,
Përloteshe, s’duroje dot,
Mbi syçka lot ,fëmije?
Ah kjo pikë e lotit, është ndryshe sot,
Ka fjalë, oh sa shumë, e ç’ fjalë…
Më mirë bota ,mos të na i dijë,
Janë fjalë shpirti, mes babë dhe bijë…
Lum, kush babë dhe nënë, ka sot gjallë,
Ka gjithë botën mbanë.
Oh , jepuni sa më shumë dashuri,
Mos i lini në harresë ,
Kur të ikin nga kjo jetë, sju vlejnë ,
As lot të derdhur, as fjalë, as pendesë!
& & &
Bukuria zgjon ëndrra…
————————-
Pranë meje, e gjete ,të kalosh,
O bukuri, magjepsëse e pa ndrojtur,
Erdhe, ëndrrat e mia, të mi zgjosh,
Dhe mëndsh, për të më lojtur!?
Skam moshë, eh, të duroj,
Ëndrra tronditëse, të pa mundura,
Pranë meje erdhe, të më lëndosh,
Ëndrrat e mija, janë fletë shkundura.
Vështrimi jot tinëzar, provokues,
Vështrim shponjës, shigjetë rrëzëllitëse,
Belin e hollë, tek ec, mos ma tund,
Ti bukuri, e frikshme ,tronditëse.
Po mua, ç’mu desh, që të pashë,
Dy gjinjtë, burbuqe trëndafili,
Penguar mbi gjoks, ëndërruar rashë
Mbështetur ,mbi jastëk, puplash bilbili.
Vështrimin shkëputa, prej teje tronditur,
Liqenit ja hodha , tutje mbi valë,
Mbi liqen fytyra jote , kish zbritur
Dhe gjoksi mu hodh, gjithë dallgë, si djalë.
23/3/2022 Rajmonda Shyta Kolvani