Çaste poetike me vargje magjepse te poetes:Nexhare Reçica

DËSHIRË MISTIKE…

—————————————

Je dëshirë e etur përherë

rri fshehur

Po mua më pëlqen ashtu siç

je

të kërkoj në ëndrrën time të

ndezur

të marr e të lë sërish aty ku je.

Art i bukur i dashurisë

dëshirë malli gjithë kulturë

ndjenjë që në zjarr rri strukur

trup e shpirt derdhur pikturë.

Meteor mbi botën time

që ndriçon vetëm nga larg

ditar mbushur kujtime

mall e ndjenja derdhur në

varg.

Ti je bota e padukshme

që të shohin veç sytë e mi

mendje e fjalë të

mrekullueshme

rrezaton veç dashuri.

Rroj për ty për ata sy

për çiltërsinë derdhur në ta

ti gjithë botën e bart aty

përtej teje asgjë s’ka.

Ti je fundi im i pritur

fund që të jep dritë e shpresë

për në parajsën e arritur

që jeton e kurrë nuk vdes.

Je dëshirë që rri e fshehur

gjithë të dua kështu

fshehtësi

nëpër deje gjaku i nxehur

Ngjitet e zbret veç ku je ti.