Çaste poetike  me vargje nga ;Qazim Thaçi

——–

A është atdheu im edhe përtej bregut të pikëllimit

——————————————————————————–

Pa fund kam dashuri për At-dheun e  tokën time

Përtej bregut të pikëllimit dhe malit të zanave

Larg deri në Allamanin e gjyshit, e të tim  ati

Për dashurinë e Kosovës mas veten me sytë e mallit.

Përtej Pikëllimës dhe Përroit të  Zenel Agës

Ende kumbon porosia e Heroit si amanet i kohës

Athua bijtë tanë e masin veten me kohën e harrimit?!

Apo tani koha e trëndafilave të egër ua vret besimin?!

E si ti them; Dimalit ,Dies e Diarit se rruga  e At –dheut

Ka gjemba shumë, ku  tradhtarët  imitojnë  atdhetarët

Sepse koha e harrimit  po harbohet si mallkim

E përtej bregut të pikëllimit  ende dielli lind në agim.

Dashuri

——————-

Të ta them  se të dua, më duket pak .

Se sytë e tu, kanë më shumë dashuri.

Të të them se me ty yllëzohem në amshim.

Më duket vetja i vogël në këtë botë plotë mallkim.

Ti se engjulleshë i kaltëron qiejt e kësaj bote.

Dhe me fjalën e dëlirë horizontin shpon.

Çka duhet bërë  që ëndrrën ta sjellë tek ti.

Herakliti me vargun e Homerit shkruan elegji.

Bregut të  Drinit edhe sonte, me kodin e këngës

I thur dashurisë kurorë besnikërie në kohë mortaje.

Më thuaj se amanet i dashurisë është besa e dhënë

E çka mund të bëjë për ty  më shumë se  të fal shpirtin si kujtim