Çaste poetike me vargjet atdhetare te :Havë Shabanaj
Atdhe i larë me gjak
——————————–
Edhe lumenjtë ishin rritur me gjakun e dëshmorëve dhe ngjyrë të kuqe patën marrë,
E lufta e çlirimtarëve kurrë mos u harroftë!
E kur shiu binte në atë kohë pranvere, bashkë bashkohej edhe loti i nënave,
E loti i nënave, gjithnjë ata i mallkoftë.
Edhe kolonat me refugjatë, të frikësuar e të lëmeritur nga vrasjet, e tytat e armës në kokë,
E kolonat e refugjatëve, mos i harroni. Mbani gjithnjë në kokë.
Edhe britmat e fëmijëve, e djeg’jet e pleqve në shtëpitë e tyre, e tymi i asaj pranvere, flakë në të katër anët,
Dhe mbani mend tymin e flaken e t’ju bie ndërmend për fëmijë dhe pleq.
E malet me masakra ishin mbush kudo, në Reçak, Prekaz, Lubeniq, në Meje, Poklek, Izbicë, Qyshk, Krushë, Kleçkë, masakra e Dubravës, Karadakut e Abrisë……
Dhe ngjitu atje lartë, në ato male fusha e lëndina, e ngrite zanin deri n’qiell, protesto dhe kurrë masakrat mos i harro
Se mijëra të pagjetur, as të gjallë e as të vdekur. Mbi njëzet vite u bënë.
Bashkoju nënave, dhembjet tua lehtësosh. E kur të shkon në shtëpinë tënde ta përqafosh fëmijën tënd, k’ta prindër ti kujtosh.
E mijëra të dhunuar/a mos i nënçmo e as mos i stigmatizo
Mendoni si nënën tuaj, motër apo grua
Mos harroni se liria u fitua me shumë dhimbje
Falë e kurrë mos harro
Atdhe vend i larë me gjak……..
Havë Shabanaj