Çaste poetike me poetin:QazimTHAÇI/ /Përkushtim për shokun tim Avdi Thaçi/
Fryma jote kudo që shkon mirësi rrezaton
/Përkushtim për shokun tim tani të ndjerë Avdi Thaçi/
I trishtë ishte kumti .
Se ti ike nga kjo botë me plotë pabesi.
Por, kudo Ti që të shkosh mirësi rrezaton
Sepse shok e kishe diellin
Dhe kod të jetës e pate besën,
I trishtë mbetet vetëm kumti se ike,,
Ende frymon kudo buzëqeshja e dëlirë
Kolla jote e thatë dhe shpirti yt i artë
Ti do frymon edhe përtej kësaj bote
Sepse kishe, shok diellin e mik besën.
Vepra jote do të shkojë përtej Adriatikut
E mirësia jote përtej qiellit blu
Miku im i fëmijërisë kur ne bashkë
Ndanin hallet e botës së madhe
Pa ditur se bota ka shumë pasqyra.
/www.qendrapress.com/