Çaste poetike ne frymë dhembje me poeten;Rudina Muharremi Beja
Përmes plumbash, granatash e lotësh ,than gjakun e plagëve
—————————————————————————
Një tjetër ditë rrokulliset atje tej,
udhëtuar përmes psherëtimash,
drejt një tjetër nate,
përmes plumbash, granatash e lotësh
zinxhirëve të frikshëm të tankeve,
zhurmës së shpërthimeve,
e përmes flatrave të ftohta të një̈ ere
që than gjakun e plagëve
e të vdekurit vesh me jehona të dridhshme
nën pikëllimin e një hëne,
që mallkon luftën dhe këdo që e zgjedh!
12/03/2022